VIDEO/ Magjia e “Bernabeut” nuk bën punë, Arsenali mund Realin edhe në ndeshjen e dytë dhe fluturon në gjysmëfinale

Magjia e “Bernabeut” nuk bën punë, Arsenali mund Realin edhe në ndeshjen e dytë dhe fluturon në gjysmëfinale

REAL MADRID-ARSENAL 1-2

67′ Vinicius / 65′ Saka, 90’+3′ Martineli

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Arsenalit.

90’+3’ GOOOL ARSENALI! Kundërsulm perfekt i anglezëve me Martinelin i cili finalizon në mënyrë perfekte. (VIDEO)

90’ Gjuan edhe Endrik nga brenda zonës, por nuk gjen portën e anglezëve.

90’ Brahim Diaz gjen hapësirë për të gjuajtur por nuk ka forcën të mposhtë Raja. (VIDEO)

80’ Një top interesant për Endrik kontrollohet nga Kivior i cili e kthen te portieri. (VIDEO)

77’ Trosard merr vendin e Saka në radhët e anglezëve.

75’ Mbape del i dëmtuar nga fusha e lojës, pasi ndrydh kyçin e këmbës, duke i bërë vend Brahim DIaz. Edhe Modriç në lojë në vend të Asensio. (VIDEO)

67’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius i vjedh topin Saliba dhe gjuan në portën e boshatisur të Raja, duke barazuar shifrat. (VIDEO)

65’ GOOOL ARSENALI! Saka gjen hapësirë në qendër dhe i vetëm para Kurtua nuk gabon, duke u dhënë avantazhin anglezëve. (VIDEO)

61’ Sebajos, Garsia dhe Endrik hyjnë në fushë për Rodrigo, Alaba dhe Lukas Vaskez në radhët e Realit.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

57’ Rodrigo gjuan direkt në portë nga goditja e këndit, Raja devijon mbi traversë. (VIDEO)

54’ Niset një kundërsulm i shpejtë i Realit, Vinicius provon nga e majta por gjuan në duart e Raja. (VIDEO)

53’ Goditja nga këndi sjell gjuajtjen me kokë të Mbape, i cili nuk gjen katërkëndorin.

52’ Bellingam hyn në zonë në të djathtën, por ndalet në momentin e fundit.

51’ Pas një goditje dënimi Merino gjuan me kokë, por çon topin larg portës së Kurtua.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te skuadrat.

45’+7’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’ Martineli shfaqet në të majtën, gjuajtja e tij diagonale ndalet nga Kurtua. (VIDEO)

45’ Reali është prej shumë minutash në sulm, duke kërkuar të gjejë një të çarë në prapavijën e anglezëve, por mungojnë gjuajtjet drejt portës së Raja.

35’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Timber i cili gjuan por nuk gjen portën madrilene. (VIDEO)

27’-28’ Pas 4 minutash pritje, gjyqtari shkon të shohë vetë pamjet dhe në fund vendos të anulojë penalltinë. (VIDEO)

23’ Penallti për Realin! Pas një harkimi në zonë, topi shkon jashtë por kryesori bën shenjë nga pika e bardhë, duke sanksionuar një mbajtje të Rajs ndaj Mbape. (VIDEO)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

20’ Bellingam nga e majta pason në qendër, por Rodrigo nuk ia del të devijojë para Raja. (VIDEO)

13’ Kurtua pret penalltinë e Saka! (VIDEO)

11′ Penallti për Arsenalin! Gjyqtari ftohet nga VAR-i të shohë një episod në zonën e madrilenëve, ku Asensio ndal Merinon. Gjyqtari sheh pamjet dhe bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

7’ Përsëri Saka me një gjuajtje nga jashtë zonës, Kurtua grushton sferën. (VIDEO)

6’ Saka shfaqet në sulm në të djathtën, gjuajtja e tij kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë. (VIDEO)

4’ Alaba ndëshkohet shpejt me të verdhë pas një faulli ndaj Saka.

2’ Reali e nis menjëherë në sulm me një pasim te Vinicius që Mbape e kthen në portë, por sulmuesi francez është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Bernabeu”.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Lukas Vaskez, Asensio, Rydiger, Alaba; Valverde, Tçuameni; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti

ARSENAL: Raja, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli, Timber, Partej, Rajs, Odegard, Saka, Martineli, Merino.
Trajner: Mikel Arteta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us