Prag turizmi! Sanitare me 1200 euro pagë dhe kuzhinierë mbi 2000 euro, bizneset: Duhen 10-12 mijë punonjës

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. Sipas biznesmenëve dhe operatorëve turistikë, ka mungesë të punëtorëve dhe pagat janë rritur. Nga raportimet rroga për një sanitare ka arritur në vlerën 1200 euro, ndërsa për kuzhinierët fillon nga 2000 euro e lart.

“Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

Lajme të tjera |  Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë

“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

 “Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.

Lajme të tjera |  PROFIL- Papa "i jashtëm" që ia dedikoi jetën "të varfërve"!

Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us