Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet atmosferike të jenë relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Edhe pse pritet që era të jetë e pranishme gjatë ditës, ajo do të mbetet në nivele të moderuara.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 6 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta do të intensifikohet deri në 10 metra në sekondë.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë