Kukësi, Kastrioti, Luzi dhe Oriku, mësoni kur do të zhvillohen sfidat e “Play-Out” për Kategorinë e Parë

Ditën e enjte nuk do të luhen vetëm ndeshjet për “Play-Off”, por edhe 2 sfida që janë të vlefshme për “Play-Out” e Kategorisë së Parë. Në orën 14:00, 4 skuadra do të bëjnë mes tyre llogaritë për qëndrimin ose ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Kështu Kastrioti do të presë në shtëpi skuadrën e Luzit. Kavajasit vijnë nga sfidat e “Play-Off” të Kategorisë së Dytë dhe tashmë synoojnë rikthimin në të parët. Nga krahu tjetër krutanët dëshirojnë dhe shpresojnë të jenë sërish mes më të mirëve në këtë kampionat.

Ndërkohë në “Kukës Arena” do të sfidohen mes tyre Kukësi dhe Oriku. Një tjetër sfidë mjaft interesante dhe e luftuar ems skuadrave. Verilindorët tentojnë të shmangin rënien, teksa ekipi nga Oriku do të synojë ngjitjen.

Kukësi, Kastrioti, Luzi dhe Oriku, mësoni kur do të zhvillohen

 

Lajme të tjera |  “Dhimbje koke” për Silvinjon, Gjimshiti u largua i dëmtuar në ndeshjen ndaj Milanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us