Deklarata për autikët nxiti reagime, Rama kërkon falje: Të gabosh është njerëzore

Kryeministri Edi Rama, përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar falje për deklaratën e bërë në një takim elektoral. Një deklaratë, e cila nxiti jo pak reagime, ku konkretisht, Rama nga Gjirokastra tha se kush zgjedh kënetën në vend të BE-së është “politikisht autik”.

“Unë e them si metaforë kuptohet, nuk është një raport klinik, se për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Domethënë të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, nuk je mirë. Politikisht, je autik, nuk je mirë. Populli është i sëmurë,‘-u shpreh Rama në takimin elektoral me pensionistët.

Terim i përdorur nxiti jo pak reagime, ku një prej tyre ishte profesori Edmond Tupja, i cili ka një djalë autik. Tupja u shpreh u shpreh se me deklarata e sotme vetëm sa i ‘vë vulën’, monstruozitetit të kryeministrit, që tregon qartë se ai urren jo vetëm veten e tij, por edhe njerëzit në përgjithësi.

“Për ata që kanë mend për të kuptuar e gjykuar kjo tregon se kemi një kryeministër çnjerëzor, në përmasa të jashtëzakonshme, nuk ka dhembshuri për njeriun. Ai ka një problem të madh me vetveten, urren edhe vetveten, edhe të tjerët i urren. Është shoqërisht i rrezikshëm, ndërkombëtarisht i rrezikshëm. Nuk ka dhembshuri për tjetrin, është sadist. Kjo është një fyerje për mua dhe prindërve me fëmijë ndryshe, që kanë defekte fizike ose psikike. Zhgënjyese dhe çnjerëzore. Kur hapa fjalorin një ditë, te fjala një epitet, përbindësh. Monstër. Përkufizimi i fjalës përbindësh në fjalor: ‘Njeri i pashpirt, mizor dhe i neveritshëm’. Me këtë që ka bërë ai, Edi Rama është i neveritshëm, më vjen për të vjellë. I vuri vulën përbindshmërisë së tij”, u shpreh profesor Edmond Tupja për Syri,Tv.

E prekur nga ky term, një regim erdhi edhe nga Brixhida Muça, drejtoreshë e Qëndrës “Lumturo Dhimbjen”, si nënë e një djali autik. Muça theksoi në reagimin e saj se fjalët kanë peshë dhe sidomos kur dalin nga goja e një kryeministri.

Lajme të tjera |  Albana Vokshi nga Vora: Këtu vepron "një grup", ditën e votimit shfaqen si hije!

“Fjalët kanë peshë. Sidomos kur dalin nga goja e një kryeministri ( kryeshërbëtorit të popullit) Kur përdor fjalën “autik” si ofendim, nuk je thjesht duke sulmuar politikisht (gjë që s’më intereson)– je duke i lënduar ata që kanë më shumë nevojë për mirëkuptim, e jo për përçmim. Autizmi nuk është mangësi. Nuk është turp. Është një mënyrë tjetër e të qenit, e të ndjerit, e të parit të botës. Mënyrë që na bën ne të tjeret injorant të botës së tyre. Dhe për çdo fëmijë e prind që lufton çdo ditë për të ndërtuar jetë me dinjitet,sepse shërbëtorët që ishin e janë nuk e kryejnë detyrën , pra nuk i shërbejnë autizmit . Dhe më keq akoma ofendojnë me këto fjalë që godasin e lëndojnë. Kjo nuk është thjesht çështje politike. Është çështje njerëzore për të kuptuar se ku shkon ego për pushtet. Nëse nuk kemi më ndjeshmëri për njerëzit më të brishtë në shoqëri, çfarë na ka mbetur? Unë zgjedh të flas. Sepse heshtja do të thotë të pranoj poshtërimin nga verbëria e pushtetit nga i cili pres të më shërbej e jo poshtëroi . Pra unë nuk pranoj të hesht. Si prind, si qytetar, si njeri – nuk mund të hesht.Në emër të djalit tim nuk do hesht…. Kur dëgjoj një kryeshërbëtor të përdorë fjalën “autik” si fyerje, ndjej dhimbje, revoltë dhe turp. Jo për veten time, por për një shoqëri që ende toleron një gjuhë që poshtëron më të ndjeshmit mes nesh. Nuk është thjesht një “gabim retorik”. Është përçmim. Është mungesë ndjeshmërie. Është injorim i përpjekjeve të qindra familjeve që jetojnë çdo ditë me dashuri dhe sakrificë për fëmijët e tyre ndryshe. Mos i quani “autikë” si fyerje. Mos i quani “çyrykë” ata që nuk ju votojnë. Mos fyeni njerëz që meritojnë më shumë nga një udhëheqës. Kjo është kënetë. Por jo ajo që imagjinoni ju – kënetë është gjuha e urrejtjes, mendjemadhësisë dhe përbuzjes. Dhe nga kjo kënetë, ne duhet të dalim – së bashku. Dhe njëherë ju them “Autik” nuk është fyerje. Është realitet i mijëra familjeve që luftojnë çdo ditë me dinjitet mes pamundësive që i kanos injorimi institucional. Nëse një kryeshërbëtor i popullit e përdor si ofendim, Autik ,atëherë kënetë është fjala e tij – jo zgjedhja jonë.” Nga NËNA e një djali AUTIK,“-shkruan ajo.

Lajme të tjera |  "Gjysma e kabinetit të Ramës ndodhet në burg", Tom Doshi SHPËRTHEN nga Shkodra: Benet Beci është një hajdut!

Reagimet sollën një reflektim të kreut të qeverisë, ku pranoi se ka cënuar fëmijët me aftësi të veçanta dhe ka lënduar prindërit e tyre. Rama në reagimin e tij tha se jo veç që ka respekt por ka edhe admirim për ta e të gjithë prindërit që kanë fëmijë me nevoja speciale.

“Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzojë çdo energji timen që ti japim mësimin e merituar për të gjitha prapësitë e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi”,- tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us