Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi.
Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin që iu drejtua kryesocialistit se ndryshimet janë pasojë e kohës.
Rama: Ka ecur bujqësia në këto vite?
Qytetari: Absolutisht! Normale që do ecte… Nuk mund të bëjmë krahasime me ’34.
Rama: Këta demokratët ndahen në dy kategori. Kategoria dominonte është ajo që thotë s’është bërë asgjë. Është dhe ajo kategoria e vogla që thonë se ndryshime ka pasur, por i solli koha.
Qytetari: Gjërat t’i themi ashtu siç janë. Bujqësia normale që ka ecur.
Rama: Rëndësi ka që të biem dakord që ka ecur përpara. Ti thua që e solli koha…
Qytetari: Edhe koha. Në lidhje me këtë shqetësim që ngrita… Mua më vjen çudi që e quajnë produktin shqiptar që nuk bën.
Rama: Koha mund të sjellë gjëra dhe mbrapsht, se varet kush e menaxhon kohën. Por ti rri aty te ajo.
Gjatë fjalimit të tij, Rama vijoi batuta me mbështetësin demokrat duke iu drejtuar: “Unë do ta heq atë fiksimin që ke. Do më duhet dhe pak kohë, por po s’ta shkula kështu si tapë që të hapesh dhe të marrësh ajër e të bëhesh shumë më i lezetshëm, mbaje mend çfarë po të them”.