Shpërthen Carlo Ancelotti: Nuk di të përdor kamxhikun te Reali, për këtë na duhet një trajner tjetër

Trajneri i Real Madrdi Carlo Ancelotti ka folur me tone të imponuese si kurrë më parë në drejtimin e “Galaktikëve”. Ndër të tjera ai pohoi se “nuk di të përdor kamxhikun në ekip”:

“Presioni? Nuk mund të përdor kamxhik, duhet thirrur një trajner tjetër për këtë. Jam shumë i lumtur këtu, jam i vetëdijshëm që është viti më i komplikuar. Ka shumë presion, por është gjithmonë kështu në këtë moment të sezonit.

Finalja e Kupës? Ata duket se po bëjnë më mirë se ne, por të konsiderosh Real Madridin të dobët në një finale më duket paksa e ekzagjeruar. Gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Ancelotti.

Lajme të tjera |  Sergio Conceicao i hap “luftë” rivalit, Interi merr vendimin drastik para ndeshjes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us