Nisin spastrimet te Bayerni, vetëm 9 lojtarë janë të paprekshëm

Drejtuesit e Bayernit prej disa kohësh po punojnë shumë për skuadrën në sezonin e ardhshëm. Sipas thashethemeve, gjatë verës mund të ketë shumë aktivitet, sidomos sa i përket shitjeve të mundshme.

Vetëm nëntë lojtarë nga rekordmenët gjermanë konsiderohen të paprekshëm. Siç raporton “Sport BILD”, kapiteni Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Alphonso Davies dhe Jamal Musiala janë ndër futbollistët kyç që së fundmi kanë zgjatur kontratat e tyre në Sabener Strase.

Të tjera shtylla kyçe të skuadrës si nënshkrimi i ri Michael Olise, golashënuesi më i mirë Harry Kane dhe Aleksandar Pavlovic konsiderohen gjithashtu të pashitshëm. Lista plotësohet nga lojtari vendas Josip Stanisic dhe i sapoardhuri i dimrit Jonas Urbig.

Lajme të tjera |  Trajneri SURPRIZON me vendimin për Kristjan Asllanin, publikohen formacionet zyrtare të derbit Inter – Milan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us