Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar Drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha. Ai ka sjellë në vëmendje aferat për të cilat është akuzuar Lulzim Basha, që nga rruga e shumëpërfolur Durrës-Kukës, deri tek çështjet e drejtësisë të mbyllura nën petkun e procedurave.
Manjani nxjerr në pah natyrën e një figure që, sipas tij, ka tradhtuar çdo parim dhe bashkëpunëtor për interesa personale.
Ai e konsideron Bashën si një butak njëqelizor dhe mashtruesin më të madh në historinë e politikës shqiptare.
Komenti i Ylli Manjanit
Meqë na doli para syve nga mufkat që ka këputur mbrëmë tek emisioni Now i Erla Mehilli, Lul Basha më sjell në vemendje këto standarde të të bërit politikë:
1. Si të japësh një punë publike prej 1.5 miliardë eurosh pa tender, pa projekt e pa buxhet të miratuar. Kështu e bëri Luli me rrugën Durrës-Kukës, më e shtrenjta e gjithë punëve publike të derisotme. Kujtoj këtu se të gjitha tenderat e përfolur si korruptive të Edi Ramës po ti mbledhësh së bashku, nuk e kanë kapur ende vlerën e dhënë nga Luli pa tender.
2. Si të mbyllësh një çështje korrupsioni madhor me raport mjeksor dhe procedura njoftimi. Tani bën si SPAK-ist posi, se ky i fundit nuk i fillon një hetim pasuror mbi bazën e çështjeve të mbyllura për procedurë.
3. Si të kafshosh dorën që të ushqen (politikisht dmth) vetëm për një vizë Amerikane. Këtë bëri me Sali Berishën ky butak njëqelizor.
4. Si të nxjerrësh nga goja fjalë dhe rrenë. Është rrenci më i madh në hapësirën politike.
Këto cilësi më sjell në vemendje ai njeri, i cili ndëshkoi partinë që e mund ta sillte në pushtet, ua futi të gjithë bashkëpunëtorëve të afërt dhe, tani kandidon për një vend deputeti tek partia e vartësit të tij. Këtë të fundit kur e kishte në dorë nuk e rikandidoi në zgjedhjet e 2021.
Luli B i shoqes Yuri dhe i eurove të Atlantikut e jo vetëm…