Meta nga burgu tregon vendimin e jetës: Donte kurajo, këmbëngulje dhe vendosmëri: Edhe njëqind herë të tjera të kthehesha përsëri do ta bëja

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për Parkun Rinia në Tiranë, kur ai ishte kryeministër ka qenë një ndër vendimet më të rëndësishme në jetën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se vendimi për të prishur shumë ndërtime pa leje në Tiranë kërkonte kurajë dhe vendosmëri.

Meta e konsideron sfidë shumë e madhe  që përfundoi me sukses të plotë.

“Edhe njëqind herë të tjera të kthehesha në kohë do të merrja të njejtat vendime, me vendosmëri të palëkundur, sepse e mira e komunitetit ka qenë dhe do të mbetet “Ylli Polar” i imi në marrjen e vendimeve”, shkruan Ilir Meta.

Postimi i Metës

Lajme të tjera |  I quajti BURRAT dibranë “çyrykë”, Rama: Nuk janë fare të fyer, përkundrazi!

Si qytetar i Tiranës dhe si Kryeministër, e kam konsideruar vendimin tim për Parkun “Rinia” në kryeqytet, si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës time.

Vendimi për prishjen e një numri shumë të madh ndërtimesh pa leje dhe shpëtimi nga degradimi shumë i rëndë i këtij parku në zemër të Tiranës, ishte një vendim tepër i vështirë për shumë arsye, ndaj edhe kërkonte shumë  kurajo,  kembengulje dhe vendosmëri për ta cuar deri në fund atë.

Rikthimi i Parkut “Rinia” në të gjithë bukurinë e tij të mëparshme dhe prishja e largimi i mijëra ton mbeturinash ndërtimi, ishte një sfidë shumë e madhe  që përfundoi me sukses të plotë.

Edhe njëqind herë të tjera të kthehesha në kohë do të merrja të njejtat vendime, me vendosmëri të palëkundur, sepse e mira e komunitetit ka qenë dhe do të mbetet “Ylli Polar” i imi në marrjen e vendimeve.

Lajme të tjera |  Ambasada e SHBA me njoftim të rëndësishëm për aplikantët për viza, ndryshon sistemi nga kjo datë

Respekt për këdo bashkëpunëtor timin, që në atë kohë kontribuoi ndershmërisht në këtë aksion që ka mbetur i skalitur në historinë e Tiranës.

✅️???? VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

✅️???? VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us