Te Vllaznia “harrojnë” eliminimin nga Kupa, në Shkodër ka festë

Vllaznia ditën e djeshme u eliminua nga Dinamo në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët u mposhtën me shifrat 4-3.

Pavarësisht se është një humbje që “dhemb” , sërish në Shkodër ka vend për festë. Kjo pasi Erdenis Gurishta feston ditën e sotme ditëlindjen, teksa feston 30-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të, klubi e ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen Erdenis Gurishta! Edhe 100 vite të lumtura dhe plot suksese me fanellën kuqeblu”, shkruan klubi shkodran.

Lajme të tjera |  Te Partizani “dështojnë” sërish në Kupë, 90-të minutëshi ndaj Elbasanit për të shpëtuar sezonin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us