Telefonata urgjente që alarmoi Policinë! Parandalohet tragjedia në Tiranë, 48-vjeçari me hanxhar kërcënonte familjarët

Parandalohet tragjedia brenda familjes në Tiranë. Një 48-vjeçar, i identifikuar si E. B, i cili ishte në masën “arrest në shtëpi” ka kërcënuar se do i vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin e tij. Për ngjarjen, një fqinj bëri denoncimin në Komisariatin e Policisë nr.6. Menjëherë pas këtij denoncimi, blutë u nisën me urgjencë duke parandaluar tragjedinë brenda familjes. Lidhur me këtë ngjarje, 48-vjeçari u vendos në pranga.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  '11 maji'/ Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve! Tani kanë marrë Elvis Rroshin, dikur ishte kriminel...!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us