Rama e ironizoi si ‘liderin e ri te PD”, demokrati nga Korça: Jam boss që ha bukë me kos!

Demokrati më i famshëm korçar, Ilir Vrenozi dhe kryeministri Edi Rama janë kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit, duke replikuar me njëri tjetrin.

Rama një ditë më parë e konsideroi me ironi Vrenozin “bosin” e Partisë Demokratike, pas fjalës që ai mbajti në Korçë.

Ndërsa sot, demokrati nga Korça, iu përgjigj: “Jam boss që ha bukë me kos”.

Ai thotë se bluzën që kishte veshur me mbishkrimin Boss ia kishte dhene LaCivita.

“Ma ka bërë LaCivita mua këtë, që ti them këtij të birit të Kristaqit, që unë jam boss që ha bukë me kos. I lëshoi pëllumbat…mblidhe kapaçkën. Unë në garderopë e vura dorën dhe nuk e dija ca shkruante. Ti ma mësove mua se shkruante boss”, tha Vrenozi,

Rama: Dje e morën vesh të gjithë pse Latifi i Trumpit u takua ca ditë më parë me Vrenozin e Korçës. Sot askush ka ca thotë as për arsyen e kërkesës time që u duk e çuditshme për kafe me Ilir Vrenozit. Që kur e pashë takimin e Vrenos me Tifen, me dogji. E kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kam kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më, Ilir Vrenozi është i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharake. Dje Vrenozi e mori drejtimin real të kënetës në qarkun e Korcës, ku për të më goditur mua, rivalin e drejtpërdrejtë nesër edhe në rang kombëtar madje, lëshoi nga goja programin real të asaj partie. E ngriti peshë turmën fanatike, sic kishim kohë pa e parë njësoj si në kohërat kur bufi i printe me histeri në habitatin e vet. Ajo turme deri mbrëmë ishte ujë ndenjur me zhurmë bretkosash, kur dëgjoi Vrenozin shpërtheu. Ky zhvillim i ri në frontin e kënetës e bëntë të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke filluar nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korcarëve modelin shembullor të sinqertë të kënetës madhështore.Demokratët dhe qytetarë të Korçës do ta gjykojnë vetë se cfarë do të bëjnë më 11 maj, kur të zgjedhin mes Shqipërisë ne BE dhe korcës në kënetë.

Lajme të tjera |  Ekspertët presin një tjetër tërmet të madh në Stamboll

Ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej cka i thoshte të gjitha për ata që duan të kuptojnë. Boss, ai është sot de fakto the boss. Bossi i ri i atyre që nuk do ikin nga kënate para se ta shohin Vrenozin edhe de jure, fillimisht në Korçë më pas edhe në fronin  e bufti plak në Tiranë. Korçë o Korçë të lanë Vrenozin të të bëjë madhështore. Shih e bëj Korcë, Devoll, Pogradec e Pustec. Vetëm me shaka mos e merr, aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us