Partizani arriti të shkojë në “Final 4” ditën e sotme duke mposhtur Elbasanin me rezultatin e pastër 2-0. Një fitore kjo që siguron edhe pjesëmarrjen e kryeqytetasve në garat europiane. Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas këtij objektivi të plotësuar nga klubi i kuq.
“Partizani ynë, krenaria e përjetshme!!!
Sot, zemrat tona rrahin më fort se kurrë, sot ekip e tifozë u bënë “Një”,
ashtu siç i ka hije
historisë se këtij klubi…
Partizani është
zyrtarisht në Europë!!!
Çdo sakrificë, çdo pikë djersë, qofte edhe loti,
çdo betejë, çdo përkrahje
nga tribuna dhe çdo lutje e heshtur kanë marre kuptim SOT! Kush mendon se është thjeshtë
një arritje sportive gabon, sepse aty brenda ka shumë pasion, besnikëri, përkushtim
nga të gjithë…
Ndaj kjo fanellë ka shumë dashuri brenda.
Do jemi krah teje si në fitore ashtu edhe në ditë jo të mira.
Perjetë me Ty Partizan!!!
Krenar që jemi pjesë e kesaj familjeje të madhe!
Falenderime për të gjithë që nga punëtorët
e fushës apo “nënat”
tona tek hoteli e restoranti e deri tek trajnerët e githë lojtarët
që kanë kontribuar qoftë
edhe një sekondë këto 36 jave…
Rrugëtimi nuk ka mbaruar ende, jemi vetëm pak hapa larg Historisë…
Para Partizan, Para demat e kuq…”, shkruan Abilaliaj.
