Redon Xhixha është bërë protagonist ditën e sotme me skuadrën e Qarabagut. Ish-sulmuesi i Tiranës ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Sabah Baku në transfertë.
Në minutën e 42-të të takimit, Redon Xhixha mori përsipër penalltinë dhe arriti të çojë topin në fund të rrjetës. Megjithatë, vendasit arritën të barazojnë shifrat dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Ish-sulmuesi i bardhebluve nuk e gjente rrjetën që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Me golin e realizuar ditën e sotme, Redon Xhixha shkon në kuotën e 4 realizimeve në 16 ndeshje të luajtura.
Goli i shënuar nga Xhixha shënon gjithashtu dhe titullin kampion të 12-të në historinë e Qarabagut në kampionatin e Azerbajxhanit ditën e sotme.