Me katër raunde para fundit të kampionatit kroat, lufta për titullin po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Pas humbjeve të dy ekipeve ta para këtë javë, Dinamo e Zagrebit rikthehet me forcë në garë duke mposhtur 1-0 Rijekën në ndeshjen direkte, tani janë tre skuadra që garojnë për titullin, sepse Hajduku i Gattusos humbi sërish.
Rakitic dhe shokët e tij kanë fituar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit, një krizë e papritur në kohën më të keqe të mundshme. Sot erdhi një tjetër gabim, disfata në shtëpi ndaj Osijekut që rihap përfundimisht lojën për kampionatin në Kroaci.