Nga 1 maji ‘hiqet’ kufiri Kosovë-Shqipëri

Nga data 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Qytetarët do të kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa u përballur me kontrolle.

Kjo lëvizje vjen pas një periudhe dymujore, që nga data 1 mars, kur ishte ndërprerë funksionimi i plotë i kësaj marrëveshjeje. Nga 1 marsi deri më tani, udhëtarët që udhëtonin ndërmjet dy vendeve ishin të detyruar të paraqisnin dokumentet e identifikimit, ndërsa njëkohësisht u krye përpunimi i të dhënave të sakta për automjetet.

Sipas statistikave të fundit nga Dogana e Morinës gjatë mesditës së të shtunës (26 prill) në Shqipëri hynë 4,291 udhëtarë dhe 2,036 automjete. Ndërsa në dalje u regjistruan 3,834 udhëtarë dhe 1,967 automjete.

Lajme të tjera |  Tom Doshi: Në Lezhë marrim 1 mandat!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us