“U tallën të gjithë me futbollin e pastër”, Laçi “plas bombën” pas rënies: Dinamo luajti teatër, e dini çfarë fshihet pas kuintave?!

Laçi nuk ia doli këtë sezon të qëndrojë në Superiore, me kurbinasit që pas 36 javësh u renditën në vendin e fundit në klasifikim me 37 pikë. Barazimi ndaj Vllaznisë ishte fatal për to, pasi tashmë pas 20 vitesh bien nga elita.

Por një reagim i fortë është bërë nga klubi menjëherë pasi skuadra mësoi edhe fatin e saj. Klubi fillimisht u kërkon falje të gjithë tifozëve për atë që ndodhi, ndërsa i falenderon edhe për mbështetjen e pamasë që kanë bërë ndaj tyre.

Por gjithashtu ka hedhur dyshime të fortë për favorizime, ndërsa shkruajnë se të gjithë janë tallur me futbollin e pastër dhe asnjë nuk ka guximin të tregojë se çfarë ndodh pas kuintave.  Teksa akuzojnë Dinamon për teatër dhe lënie ndeshjesh me llogari sin ë Kupë dhe kampionat ndaj skuadrave si Skènderbeu dhe Tirana.

“REAGIM!

Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.

Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:

ESTRADA “SUPERIORE”

Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?

Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?

Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi …

Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!

Pra një mesazh qenka i qartë:

Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër”, shkruhet në postimin e klubit kurbinas.

Lajme të tjera |  Në Londër me të gjitha forcat, Luis Enrique publikon listën e të grumbulluarve për gjysmëfinalen me Arsenalin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us