Nuk e kapërdiu dot humbjen dhe rënien në Kategorinë e Parë, Ernest Gjoka “imiton” Ilir Dajën dhe priten masa ndaj ti

Skënderbeu fatkeqësisht është njëra nga 2 ekipet që nuk ia doli të qëndronte në Superiore. Korçarët e mbyllën këtë sezon në vendin e 9-të në klasifikim me 38 pikë, 1 më pak se Tirana e vendit të 8-të.

Rezultatet këto që “detyruan” korçarët të bien nga elita, ndërsa sezonin e ardhshëm të jenë pjesëmarrës në Kategorinë e Parë. Humbja 2-1 me Bylisin rezultoi fatale për fatet e Skënderbeun.

Një disfatë që sigurisht nuk është kapërdi lehtë nga Ernest Gjoka. Ky i fundit pas fundit të sfidës nuk ka pranuar të japë deklaratën e tij për “RTSH”, duke “imituar” kështu Ilir Dajën, i cili vetëm 1 javë më parë bëri të njëjtën gjë pas humbjes me Laçin, refuzoi të fliste.

Lajme të tjera |  Zyrtari i Milan “sms” Igli Tares: Jemi mirë edhe pa drejtor sportiv

Një veprim ky që i kushtoi timonieri të “Bluve” dhe njëjtë pritet ta pësojë edhe Ernest Gjoka, i cili refuzoi të analizojë sfidën dhe skuadrën e tij pas humbjes dhe rënies në Kategorinë Superiore. Gjithsesi tashmë pas përfundimit të kampionatit mbetet në pikëpyetje edhe e ardhmja e tij dhe në javët në vazhdim pritet të mëoshet se çfarë do të ndodhë me të.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us