Në Pogradec të papërmbajtshëm për Superioren, premio për “kokën” e Besës

Pogradeci do të duelojë ditën e sotme me skuadrën e Besës dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Duel ky që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00 të ditës së sotme.

Sfidë mjaft delikate, ku sigurisht në Pogradec janë mjaft optimist për të vazhduar rrugën drejt Superiores. për këtë në klub janë treguar të papërmbajtshëm.

Kështu sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Armando Lilo ka vendosur premio skuadrës në rast fitoreje me kavajasit. Shumë e cila ende nuk është zbulur, por pritet të jetë mjaft e lartë.

Një mënyrë kjo nga kreu i klubit për të motivuar futbollistët që të japin më shumë se maksimumin për të arritur fitoren dhe për t’u përballur më pas me Tiranë për Superioren.

Lajme të tjera |  Bylisi qëndron në Superiore, kapiteni Abazaj bën mesazhin e rëndësishëm: Të na falni se ju prishëm llogaritë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us