“Kontrata 6 milionë dollarëshe, turp madhështor”, Xhaferaj: Është për interesat personale të Berishës, siç ishte edhe kthimi i tij në krye të PD

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për heqjen e non gratës së Sali Berishës në SHBA, për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj, është nënshkruar në kushtet e mungesës së plotë të transparencës. Në një intervistë për ABC News, deputeti Xhaferraj hedh dyshime për burimin e parave.

“Kontrata 6 milionë dollareshe na provon vetëm një gjë, që aleanca për Shqipërinë madhështore deri tani vetëm nongratën e Berishës ka bërë madhështore. Është një kontratë që ajo që dimë deri tani, është e vendosur në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe tregon që ka gjëra për të fshehur.”

Xhaferraj tha se kjo kontratë është vetëm për interesat përsonale të Sali Berishës, njëjti siç ishte edhe kthimi i tij në krye të PD, tre vite më parë.

Lajme të tjera |  Rama: Këta 'patriotë' që kanë dhënë 6 milionë dollarë për 'bufin', më ngjajnë me gjyqtarët e korruptuar kur kaluan vetingun, që thoshin 'm'i dha vjehrra'

“Kishim një Berishë që tre vite më parë u kthye për hallin e PD apo për hallin personal. Nëse kjo kontratë që ka efekte dy vjecare, nëse do të ishte deri në maj, që tregon se ky është hall i PD zgjedhjet e majit, do ishte një kontratë e bërë në interes të PD. Kontrata e bërë me efekt dy vjecar tregon se është  bërë për të zgjidhur hallin personal të Sali Berishës”.

Xhaferaj është i bindur se në 11 maj, demokratët do t’i japin një mesazh të qartë Berishës, duke refuzuar të dalin në votime, si e vetmja mënyrë sipas tij, për të ripërtërirë Partinë Demokratike.

“Duhet të kalosh oqeanin që të gjesh një të dytë si Berisha, kemi Fidel Kastron në Kubë, që qëndroi për dekada e dekada në krye, dhe i dyti që vjen në Europë duhet të kalosh oqeane e dete është Sali Berisha,  mjaft është mjaft.

Lajme të tjera |  Grenell, lobist i Ramës? Diplomati amerikan "direktiva" Lelës: Gënjeshtër! Media: E fshimë! (Reagon dhe djali i TRUMP)

Dhe duke qenë se u kthye me imponim për hallet e tij edhe demokratët nga veriu në jug e kanë marrë mesazhin. Është për ardhur keq, por në 11 maj, demokratët do të qëndrojnë në shtëpi, si e vemtja mënyrë që pas 11 majit të hapet mundëisa që e djathtë të bëhet mbi themelet e veta të shëndosha si e vetmja mundësi që siguron rotacionin politik”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us