Lobimi 6 mln$ i PD/ Rama: Berisha si Luli, patriotët po pastrojnë damkën nga balli i bufit, Latifi mori pjesën e tij

Kryeministri Edi Rama e ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën Sy më sy, duke komentuar kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA. Rama tha se janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë.

Edi Rama: Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë që nuk duhet kush janë, sepse nuk janë në fakt për hirë të së vërtetës dhe kanë mbledhur 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA-ve për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Po përse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë nëse kjo damkë ishte komploti i Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve? Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët. Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë.

Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë amerikane “Continental Strategy”. Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Kompania merr përsipër t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës.

Lajme të tjera |  “Askush nuk më ndalon”, Trump intervistë për “The Atlantic”: Botën e drejtoj unë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us