Hidhet SHORTI/ Goglat rezervojnë spektakël, njihuni me sfidat e “Final – Four”

Në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit është hedhur shorti për ndeshjet e “Final – Four”. Kështu 4 ekipet që kanë siguruar “Final – Four” kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Egnatia dhe Vllaznia bënin pjesë në vazon e parë, ndërsa Dinamo dhe Partizani në vazon e dytë. Nga hedhja e shortit u krijuan këto çifte: Egnatia do të sfidohet me Partizanin, ndërsa Vllaznia pret Dinamon.

Siç dihet gjysmëfinalet do të luhen me 4 dhe 5 maj në ” Arenën Kombëtare, ndërsa finalja për vendin e 3-të do të zhvillohet më 9 maj në “Elbasan Arena:’. Ndërkohë nga krahu tjetër finalja për titullin do të luhet më 12 maj në “Arenën Kombëtare”.

Hidhet SHORTI/ Goglat rezervojnë spektakël, njihuni me sfidat  e

 

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us