“Privilegj të jemi këtu”, Thomas Brdaric nuk “firmos” për barazimin: Vetëm për fitore ndaj Dinamos, në Shkodër duan titullin

Vllaznia do të duelojë me Dinamon në gjysmëfinalen e “Final – Four”. Takim ky që do të luhet vetëm pak ditë pas gjysmëfinalëes së Kupësa, por këtë herë shkodranët synojnë “hakmarrjen” ndaj dinamovitëve.

Thomas Brdaric ka folur për këtë takim, me timonierin e kuqebluve ka theksuar se skuadra e tij do të ketë përqendrim maksimal për të fituar dhe për të arritur në finale. Ndër të tjera bëri të qartë se do të luajnë vetëm për fitoren dhe jon barazim.

“Mendoj se është diçka e madhe që të jesh në “Final 4″, ti duhet të harrosh çfarë ka ndodhur dhe të fokusohesh te gjysmëfinalja dhe të shkosh në finale për të fituar titullin. Për mua është fitore të shkosh në finale, të jemi të disiplinuar, të fokusuar, të kemi një atmosferë të mirë.

Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Kjo ndeshje do të jetë definitivisht deçizive, ne e dimë që ishte e vështirë të arrinim në këtë pozicion dhe është privilegj të jesh këtu dhe tani ne duam të arrijmë maksimumin.

Ne shkojmë për të fituar dhe jo për barazimin. Nuk mund ta menaxhosh barazimin, në sezonin e fundit në u përballëm me Egnatian dhe për mua ishte një ndeshje e mirë, por e dimë që këtë vit kemi avantazh dhe duam ti kemi në anën tonë. Ne kemi një grup shumë të mirë, aftësi, forcë dhe ne duam ti tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamos në gjysmëfinale dhe jemi të bindur që shkojmë në finale”, ka përfunduar gjermani.

Lajme të tjera |  Deri në 80 milionë euro, Bayern po mendon për titullarin e Barçës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us