“Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund”, Berisha nga Fieri: Edi Rama 11 maji po vjen, është fundi yt!

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta.

Berisha tha se “Ko natë 12 vjeçare e ka një fund” e sipas tij kjo do të ndodhë në 11 maj.

“Rikthyet tek të rinjtë shqiptarë ëndrrën e tyre të bukur shqiptare. Rikthyet në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, në zemrën dhe mendjet e shqiptarëve, dritën e fitores më 11 maj. E fitores historike, e ndarjes sonë nga një periudhë ndër më të pamerituarat në histori nga një regjim që, në 12 vite shkretoi Fierin dhe Shqipërinë, më shumë se çdo luftë. I fitores nga një regjim, i cili në vend që të mundësonte që shqiptarët nga viti në vit të jetonin më mirë me punë dhe djersën e tyre, bëri që ata të varfërohen, sofra e tyre të pakësohej gjithnjë e më shumë dhe alternative e vetme u mbeti atyre, të marrin rrugët e dheut. Nga një regjim, kryeministri i të cilit, kur erdhi 12 vite më parë në pushtet, e keni parë, mos e harroni kurrë, kalonte krenarisht nga një studio televizive në një studio tjetër, duke iu treguar qytetarëve të vet hekurat, për t’u faktuar se është biri i një xhelati, që urdhëronte varjen e disidentëve dhe që në një vit, arrestoi 37 mijë shqiptarë për kauza për çështje civile, për të cilat nuk arrestohet kush në botë”, deklaroi Berisha.

Lajme të tjera |  Rama zbulon lajmin e mirë për pensionistët: Do të rrisim...

Ai theksoi më tej se “kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj”.

“Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us