Kreu i PD paralajmëron: Jam Sali Berisha unë, ju jap fjalën se Edi Rama kurrë nuk do të shpëtojë. E di vetë ti! Tani është radha ime, do e shohësh!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga takimi elektoral në Mat, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është futur në rreth të kuq.

Berisha theksoi se “Rama e do mandatin për të shpëtuar nga krimet e tij montruoze”, por shtoi kryedemokrati, duke u zotuar, se kjo s’do të ndodhë kurrë.

“Ai e bëri provën, tani është radha ime, tani do ta shohë”, u shpreh Berisha, duke theksuar se kjo, jo për hakmarrje personale, “sepse në politikë s’të ndihmon kurrë, por për atë që u ka bërë juve”.

“Rama e do mandatin për të shpëtuar nga krimet e tij montruoze. Por unë jam këtu, jam Sali Berisha, u jap fjalën shqiptarëve se ai kurrë nuk do të shpëtojë, do të përgjigjet një më një për atë që i ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Ai e bëri provën, tani është radha ime, tani do ta shohë ai.

Vij këtu tek ju pasi është futur në rrethin e kuq. Jo për hakmarrje personale ndaj meje, sepse në politikë s’të ndihmon kurrë, por për atë që u ka bërë juve. Jam i kënaqur që vij para jush pasi është futur në rrethin e kuq. Ky njeri që me mafien ndërkombëtare, për këtë njeri 6 muajt e fundit janë 4 rezoluta që e damkosin, ju garantoj se ata kurrë s’do të votonin fjalët tona nëse nuk do të ishin të vërteta.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 5 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Edi Rama këtu nga Mati i burrave e di vetë ti. Nuk do të ndalem deri në minutën e fundit të jetës tënde, ky është rrethi i kuq ndaj je edhe i pashpresë”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us