Meta në qeli, Kryemadhi pasi del nga SPAK: U kërkova votën për babain e fëmijëve të mi!

Monika Kryemadhi ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm.

Deputetja e PL-së u shpreh se bëri muhabet me të gjithë stafin e Prokurorisë së Posaçme duke shtuar se “ishte interesante”.

Kryemadhi shtoi me ironi se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK prej 21 tetorit 2024.

“Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara”,deklaroi ajo.

“I binde të të votonin dhe për kë kandidat?”, iu drejtua gazetari.

“Sigurisht që kërkon votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë. Besoj shumë që edhe vetë të nënshtruar e sistemit do ta votojnë më 11 Maj përmbysjen”, u shpreh Kryemadhi.

Lajme të tjera |  Afera Partizani, GJKKO shtyn seancën pas zgjedhjeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us