“Treguam se jemi një grup i bashkuar”, Conceicao pas fitores: Felix dhe Gimenez i krijuan dy gola

Milani arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë ndaj Genoas  në transfertë me shifrat 2-1 me përmbysje. Kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur në Serie A, por Europa mbetet e vështirë për kuqezinjtë. Në përfundimin e takimit të djeshëm, trajneri i Milant, Sergio Conceicao doli në prononcim për mediat.

“Mendoj se treguam se jemi një grup i bashkuar dhe i fortë, me zëvendësuesit që dhanë shtytjen e nevojshme. I ndryshuam pak pozicionet e lojtarëve dhe vendosëm Felix dhe Gimenez në sulm, të cilët krijuan dy gola. Ky është një demonstrim i aftësive të lojtarëve, jo të trajnerit.

Ne filluam në një mënyrë dhe përfunduam në një tjetër. Punojmë jo vetëm në nivel individual, por edhe si sektor. Për këtë arsye, për disa javë kemi punuar jo vetëm në një sistem, por në zgjidhje të shumëfishta për të bërë një ndryshim nësr gjërat nuk po shkojnë mirë”, u shpreh Conceicao.

Lajme të tjera |  Vetëm 9 gola në 47 ndeshje, Juventus kërkon me ngulm sulmuesin e Manchester United

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us