“Vulosi” fitoren e Interit, Asllani në formacionin e javës në Serie A

Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në suksesin e Interit përballë Veronës në fundjavë, pasi shënoi golin që vulosi fitoren 1-0 të zikaltërve.

Mesfushori shqiptar luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i asaj sfide. Sot Asllani ka marrë një tjetër vlerësim, pasi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore

Mesfushori shqiptar i Interit është vlerësuar me notën 8 dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar të javës së 35-të të Serie A.

Lajme të tjera |  Gara e çiklizmit “Giro d’Italia 2025” prek edhe futbollin, pritet të ndryshohet stadiumi i finales së “Final – Four

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us