Ditën e djeshme, ëndrra e Partizanit për t’u shpallur kampion i Shqipërisë u mbyll. “Demat e kuq” u eliminuan nga Egnatia në gjysmëfinale pas një barazimi pa gola.
Mos triumfimin në Kategorinë Superiore, gazetari Agron Isufi ia ka vënë fajin largimeve me peshë nga kampi i kuq në merkaton e janarit. Gazetari shkodran ka rikujtuar fjalët e ish-trajnerit të Partizanit, Aleksandar Veselinovic, i cili është shprehur se nuk mund të shpallej kampion nëse largoheshin lojtarët kryesorë.
Postimi i plotë i Agron Isufit:
Nuk i harroj fjalët tuaja, miku im ish tranierit Partizanit Aleksander Veselinović.
Sportski Novinar Agron …
Po te shiten në janar 4 futbollistat kryesor te Vllaznise Balaj, Krymi, Gurishta Malaj ??? A thua del kampion Vllaznia jo jo kurrë.
Po tek Partizani që më ikën në janar 4 futbollistat më te mirë,që mbajtën Partizanin në kry te klasifikimit si Mba, Cara, Rrapaj, Hadroj ,çfarë te bëja unë??? a dilet kampion jo jo kurrë.
Kur u largua nga Shqipëria Veselinovic më tha në tf… Agron po nuk ka lëndime lojtaresh Vllaznia del në finale,kurse Partizani me blerjet e janarit nuk nuk ka gjë në terezi kete sezon.
