U eliminuan nga Egnatia falë rregullores së Superiores, Partizanin bën REAGIMIN e parë

Partizani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Egnatia duke u ndalur në barazim pa gola në “Arenën Kombëtare”. Ëndrra e “demave të kuq” mori fund mbrëmë në kryeqytet përballë skuadrës kampione në fuqi.

Ditën e sotme, klubi i Partizanit ka reaguar për herë të parë pas ndeshjes së mbrëmshme. Të kuqtë kanë bërë një postim për tifozerinë e tyre që i mbështetën mbrëmë në “Arenën Kombëtare”.

“Deri sa të jetoj për ty do këndoj, Dashur pa kufi”, shkruan Partizani në faqen zyrtare. “Demat e kuq” do të dalin sërish në fushë pas tre ditësh për të luajtur ndaj Dinamos për vendin e tretë të Superiore.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Sylvinho në “aksion”, trajneri i Kombëtares shqiptare ndjek nga afër duelin Egnatia-Partizani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us