SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj kandidates së PS, Zegjine Çaushi

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidaten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. SPAK ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.

Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale.

Në dokumentin e siguruar nga Ballkanweb, SPAK njofton se nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj

Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale.

Lajme të tjera |  “Rama la shkollat pa fëmijë dhe shtëpitë bosh”, Berisha nga Dibra: Të ndajmë Shqipërinë nga diktatura dhe mjerimi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us