Socialisti Erion Braçe “kthehet” në demokrat…sa për një foto!

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është e ashpër. Të gjithë luftojnë për vota, jo vetëm që të marrin terrenin e kundërshtarit, por edhe brenda llojit. E kundërta duket se ka ndodhur me kandidatin e Partisë Socialiste në listën e hapur të Tiranës, Erion Braçe. “Veterani” socialist ka gjetur në njësinë ku ai po bën fushatë kolegen e tij, Jorida Tabaku.

Kështu nuk ka ngurruar që të pozojë krah posterit të saj bashkë me ministren për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimajn. Të dy, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart kanë “përshëndetur” kolegen e tyre demokrate që nuk e ka të sigurt karrigen e deputetes në legjislaturën e ardhshme, pasi është e vendosur në listën e hapur të kryeqytetit. Ndoshta “kjo reklamë” e kolegëve do ta ndihmë për të marrë edhe më shumë vota.

Lajme të tjera |  DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

Tek e fundit, në çdo dalje të tyren, si Tabaku, edhe Braçe, në çdo dalje televizive nuk e kanë kursyer shprehjen e konsideratës për njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us