Synojnë mbrojtjen e kurorës ndaj Vllaznisë, 2 liderit e kampionëve nuk ia dalin për finalen

Egnatia do të duelojë me Vllaznisë ditën e hënë, sfidë kjo e vlefshme për titullin kampion. Finalja do të luhet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00 dhe që merr vëmendjen kryesorë të të gjithë tifozëve.

Një 90-të minutash shum ëi luftuar pritet në kryeqytet, me rrogozhinasit që kërkojnë titullin e dyte rresht, ndërsa synojnë të mbrojtë kurorën. Prej ditësh vazhdojnë stërvitjen intensive para kësaj përballjeje, me Edlir Tetovën që dërishon të përgatitë gjithçka në detaje.

Për këtë sfidë 2 futbollistë nuk do të mund të jenë të gatshëm. Edison Ndreca dhe Renato Malota siç dihet prej javësh janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin. Në këtë mënyrë Tetova do të vazhdojë të bëjë llogaritë pa shërbimet e tyre ndaj shkodranëve, ndërsa fatmirësisht pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme, pasi deri më tani nuk raportohet për dëmtime të tjera.

Lajme të tjera |  Nga kanceri te finalja e Champions-it: Si një ëndërr pas humbjes së babait e ktheu yllin e Interit në një legjendë

Kjo do t’i japë mundësinë trajnerit të kampionëve aktualë të zgjedhë më të mirët për të sfiduar Vllazninë në finalen e madhe të titullit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us