Luis Enrique i kundërpërgjigjet Mikel Artetës: Shënuam më shumë gola se ju, e meritojmë të fitojmë Champions

PSG fitoi mes shumë vuajtjes ndaj Arsenalit në sfidën e dytë mes tyre. Francezët u kualifikuan në finalen e Champions pas fitores 2-1 në ndeshjen e mbrëmshme dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Luis Enrique padiksutim ishte mjaft i kënaqur dhe i lumtur për arritjen në finale. Trajneri spanjoll theksoi se skuadra e interpretoi shumë mirë ndeshjen dhe se tashmë janë shumë afër trofeut.

Gjithashtu iu kundërpërgjigj Artetës, pasi ky i fundit ishte shprehur se falë portierit u kualifikuan. Enrique u shpreh se skuadra luajti siç donte dhe se gjithmonë në ndeshje të mëdha ekipet do të vuajnë.

“Shumë emocione! Arsenali luajti shumë mirë. Na u desh të mbroheshim, por patëm mundësinë të bënim disa kundërsulme shumë të vështira. Nuk ishte ndeshja që donim”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Na u desh të bënim një përpjekje shtesë për të gjetur zgjidhje; ishte e vështirë. Por patëm disa raste shumë të pastra. Por, pjesa e parë ishte një luftë për mua. Po përpiqemi të ndërtojmë besim. Kur një lojtar sheh se loja nuk është normale, është një moment kur mendon se duhet të tërhiqesh për t’u mbrojtur. Por është e kundërta, duhet të bësh presion. Por pjesa e parë ishte e vështirë. Ne vuajtëm.

Një kundërshtar si Arsenali, që luan shumë mirë me ose pa top, i vështirëson gjërat për ty. Ne luajtëm një pjesë të parë që nuk e donim, por pjesa e dytë ishte më konkurruese. Goli na dha qetësi shpirtërore.

Në fazën e grupeve, ne meritonim nëntë pikë më shumë, pa dyshim, por të pasurit e një grupi kaq të fortë dhe kompleks e ndihmoi ekipin të rritej. Mendoj se gjatë atyre momenteve, statistikat ishin ndër më të mirat në Evropë, pa efektivitet, dhe kur gjërat u rikthyen në rrugën e duhur, mendoj se treguam se e meritonim të ishim në finale.

I lumtur te PSG? Ndihem shumë rehat sepse, me Luis Campos dhe presidentin, kam aftësinë të projektoj një ekip që tifozët do ta duan. Është koha të tregoj mbështetjen e njerëzve që e duan PSG-në dhe që na kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës.

Objektivi? Mendoj se ky klub meriton të fitojë Champions League për të gjithë përpjekjen që ka bërë, dhe tifozët e meritojnë këtë për një kohë të gjatë. Do të përpiqemi këtë vit dhe në vitet që vijnë.

Deklarata e Artetës? Nuk pajtohem. Arteta është një mik i shkëlqyer, por nuk pajtohem. Ata luajtën ashtu siç donin, por në të dyja ndeshjet ne shënuam më shumë gola se ata. Duhet të them se na bënë të vuajmë, dhe kjo është ndeshja në të cilën vuajtëm më shumë, por e meritonim të kalonim në finale”, ka përfunduar timonieri i francezve.

Lajme të tjera |  PSG ka shansin të fitoi tripletën, Al-Khelaifi nuk ngopet me finalen: Duam Champions-in

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us