FOTO/ Rama BAST nga Kuçi i Vlorës, ja sa MANDATE merr PS në 11 maj!

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit.

Siç duket edhe nga kjo letër e shkruar me shkrim dore, socialistët konsiderojnë 100% të sigurtë marrjen e 4 mandateve më shumë se në 2021, duke e çuar shifrën e tyre në 78 mandate.

Rama pretendon marrjen e një mandati më shumë në qarkun e Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit.

FOTO/ Rama BAST nga Kuçi i Vlorës, ja sa MANDATE merr PS në 11

Megjithatë parashikimet e socialistëve shkojnë edhe përtej shifrës 78 mandate.

Me 50% mundësi ata parashikojnë edhe gjashtë mandate të tjera në qarqe si Tirana, Kukësi, Vlora dhe Durrësi.

Lajme të tjera |  Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us