I papërmbajtshëm dhe me nota hyjnizimi ka qenë fjalimi i ditës së djeshme i kandidatit për deputet të PS-së në Elbasan, Shkëlqim Bullarit.
Teksa shprehej se zona që mbulon, Cërrikumë 11 maj do të votojë numrin 5, ai nuk nguroi ta lartësonte kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si strateg.
Jo vetëm kaq, por Bullari e ngriti Ramën në lartësinë e një “mesie” duke thënë se atë na e zbriti Zoti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, e për t’ia ndryshuar pamjen vendit.
“Cërriku e ka ndarë mendjen voton numrin 5, voton strategun tonë Edi Rama që Zoti na e zbriti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për t’ia ndryshuar pamjen Shqipërisë sonë”, tha kandidati Shkëlqim Bullari.