Leipzig është një nga klubet të cilat kërkon revolucion në ekip. Kjo gjë pritet të “prekë” edhe stolin, me trajnerin që do të ndryshohet.
Sipas “Bild”, Davide Ancelotti, djali i Carlo Ancelottit me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Leipzig. Këta të fundit kanë “shënjestruar” italianin si timonierin e mundshëm, duke ditur aftësitë e tij, pasi ka punuar me një trajenr të madh si Carlo.
Megjithatë, pritet të shihet nëse 35-vjeçari do të pranojë që të kalojë në Bundesligë.
Në krahun tjetër, klubi gjerman është gati që t’i plotësojë edhe dëshirat e merkatos Ancelotti. Por tashmë gjithçka mbetet në dorë të David, i cili duhet të vendosë nëse do të shkëputet nga babai i tij apo jo.