Partizani SURPRIZON në rrjetet sociale, uron për trofeun bardheblutë

FC Drita në Kosovë dhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut ishin dy ekipet e shpallura kampione në kampionatet respektive. Pas titullit të fituar, nuk kanë munguar urimet.

Urimeve u është bashkuar edhe klubi i Superiores, FK Partizani. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq uron bardheblutë e Dritës, por edhe kuqezinjtë nga Tetova.

Postimi i klubit të Partizanit:

URIME KAMPIONË! FK Partizani uron FC Drita për titullin kampion në Kosovë dhe KF Shkëndija për kampionatin në Maqedoninë e Veriut! Suksese të mëtejshme në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare!

Lajme të tjera |  E TURPSHME/ Gazetari turk kërkon të ulë Ernest Muçin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us