Nuk ka fitues në “Olimpico”, Juventus ndalet nga Lazio dhe rrezikon zonën Champions

Një pikë për dikë që ndoshta nuk e bën askënd të lumtur, as Marco Baroni dhe as Igor Tudor. Lazio-Juventus përfundon 1-1, një rezultat i ndërmjetëm që nuk e ndryshon shumë dinamikën e garës për zonën Champions dhe që padyshim i bën më të lumtur pretendentët e tjerë (Romën dhe Bolognën).

Lacialët dhe “Zonja e Vjetër” vazhdojnë serinë e tyre krah për krah, duke u ngjitur në 64 pikë, +1 ndaj Romës dhe +2 ndaj Bolognës. Për Juventusin shënoi Kolo Muani 51’, ndërsa barazoi në limite Vecino.

Në rast triumfi të Romës përballë Atalantas, romakët parakalojnë Juven. Të besuarit e Tudor luajnë në Serie A kundër Udinezes dhe Venezias, teorikisht kundërshtarë të kalueshëm.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Goli i Kolo Muani 0-1 51′

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us