“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

Sali Berisha, ka dalë në konferencë shtypi, ku ka adresuar edhe exit pollin e Albanian Post, e cila e nxjerr Koalicionin Shqipëria Madhështore humbëse në zgjedhje.

Berisha deklaroi se exit poll u publikua nga “një gënjeshtar i gatshëm”, duke iu referuar Baton Haxhiut, por tha se nuk e ka realizuar ai.

“Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet”, tha kryetari i PD-së, gjatë komentit të tij.

Po çfarë thotë exit poll i Albanian Post? 

Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.

Lajme të tjera |  “Dallëndyshja e parë e fitores”, PS kundër Celibashit: Mos shpallja e rezultatit të Vorës dhe Njësisë 10, vendim arbitrar i KQZ

Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës.

Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us