Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri, falë narko-qeverisë së Edi Ramës

TIRANË– Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar momentin e përplasjes mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe grupit të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Në një postim në “X”, LaCivita e përshkruan këtë përplasje si mënyrën e vjedhjes së votave në Shqipëri. Qeverinë e kryeministrit Edi Rama e konsideron një nark-qeveri.

“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri…falë narko-qeverisë së Edi Ramës”, shkruan LaCivita në X.

Përplasja ndodhi një ditë më parë. Ekipi i Belind Këlliçit mbërriti në një zyrë ku gjeti deputetin Braçe dhe një grup njerëzish, të cilët sipas tij janë patronazhistë dhe po punonin për vota. Përballja u shoqërua dhe me përplasje duke qenë se prezent ishte edhe Syri TV.

Lajme të tjera |  Vota e diasporës/ Topalli: Manipulim! Në 2 kuti të Beratit vetëm PS, edhe Enver Hoxha do e kishte lakmi

Policia e Tiranës doli me njoftim zyrtar përsa i përket përplasjes së regjistruar në rrugën “Marko Boçari”. Policia bëri me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshëm. Palët u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja anët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us