KQZ jep rezultatin e votimeve: Mbi 55 mijë vota u shpallën të pavlefshme, më pak se në 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:

• Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
• Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
• Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021 në Shqipëri, u regjistruan 83,028 vota të pavlefshme, që përbënin rreth 5% të totalit të votave të hedhura.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon

Lajme të tjera |  Samiti i BE në Tiranë në 16 maj/ Zbulohet agjenda zyrtare e takimit me liderët europianë

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.

Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:

• Qarku Shkodër: 2 KZAZ
• Qarku Kukës: 2 KZAZ
• Qarku Dibër: 2 KZAZ
• Qarku Berat: 2 KZAZ
• Qarku Korçë: 2 KZAZ
• Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
• Qarku Vlorë: 5 KZAZ
• Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)

Lajme të tjera |  BE reagon për zgjedhjet në Shqipëri: Ishin konkurruese, por palët nuk garuan në kushte të barabarta loje

Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.

Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera.
Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:

• 3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)
• 4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40)

KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us