Java e fundit e sezonit të rregullt në Serinë B ka dhuruar një dramë të mirëfilltë sportive. Një nga klubet më të njohura në historinë e futbollit italian, Sampdoria, ka rënë për herë të parë në historinë e saj në Serinë C.
Bashkë me të, një kategori më poshtë, shkon edhe Çitadela e Elhan Kastratit, që nuk ia doli të shmangte rënien pasi u mposht në javën e fundit në duelin për rënien direkte 2-0 nga Salernitana, e cila shkoi në play-out.
Sa i përket ngjitjes, pas kalimit direkt në Serinë A të Sasuolos e Pizës, tani fillon faza play-off, ku në garë është edhe Çezena e Kristjan Shpendit, përkrah Palermos, Katanxaros, Juve Stabia, Kremoneze dhe Specias.