Dash Sula: Sa kohë të jetë Noka dhe Vokshi, fytyrat e urryera nga PD, nuk ka ndryshim

Anëtari i PD, Dash Sula, njëherësh i lënë jashtë listave të PD për qarkun e Elbasanit u shpreh se në PD nuk do të ketë ndryshim sa kohë do të jenë Albana Vokshi dhe Flamur Noka, fytyrat e urryera nga PD.

“Në 2021 PD është 622 mijë vota që po të bashkosh LSI i bie 730 mijë vota. Merr partitë e reja, opozitën, bashkoji të gjithë bashkë kalojnë PS. Ai nuk do të fitojë.

Merr Durrësin po ruan 8 me 6 për shkak të listës së lirë. Merr Elbasanin, heq Dash Sulën. Në fshatin tim të lindjes 33 vota PD. 5033 vota gropë Peqini që nuk ka bërë vaki.

Brenda asaj partie ka dy grupe, një grup që u bashkua vonë dhe një grup që nuk po merret fare.

Sa kohë të jetë Noka, Vokshi që fytyrat e urryera nga PD nuk ka ndryshim, është një zhvillim mosintelektual, deri në 2005 ishin punëtor skene të PD, shefi i skenës së PD dhe të arrish të bëhesh deputete. Vokshi s’ka bërë zgjedhje për 20 vite në PD”, tha Sula në studion e ‘Real Story’.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD/ Strazimiri: Zoti pastë mëshirë për ju, që frymëzoheni nga një çyryk si Rama dhe jo Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us