Xabi Alonso sapo të mbyllë sezonin e tij me Bayer Leverkusen do të ulet në stolin e Real Madrid. Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka nisur aventurën e tij në Madrid, spanjolli ka nisur punën për sezonit e ri.
Shumë lëvizje priten te “Los Blancos” në sezonin e ri, ku disa futbollistë do të largohen nga madrilenë dhe emra “big” pritet t’iu bashkohen. Dhe lojtarët e parë që do të largohen nga “Bernabeu” do të jenë Lucas Vazquez dhe Rodrygo.
Rikthimi i Dani Carvajal dhe transferimi i Trent Alexander-Arnold nga Liverpool bën që minutat për Rodrygo dhe Vazquez të bëhen të limituara. Gjithsesi nuk pritet të jenë të vetmit, pasi të tjera largime do të pasojnë.