Rezultatet për votën preferenciale/ Kandidati që prin në të gjithë Shqipërinë! Kush është demokrati më i votuar!

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ka nisur përllogaritja e votave nga diaspora.

Njëkohësisht po vijon edhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët. Nga rezultatet e deritanishme, socialisti Agron Malaj është kandidati më i votuar në rang vendi me 12492 vota, ndërsa Bardh Spahia më i votuari i demokratëve me 8278 vota.

Rezultatet:

Në Berat, Parid Mahmutaj është kandidati demokrat më i votuar me 7133 vota, por pa mandat, pasi PD ka siguruar vetëm dy mandate (kandidatët e listës së mbyllur), ndërsa Hysen Buzali është kandidati socialist më i votuar me 8189.

Në qarkun Dibër, Përparim Spahiu është kandidati demokrat më i votuar me 5346 vota, sërish pa mandat pasi PD ka marrë vetëm dy mandate duke siguruar kështu vetëm kandidatët e listës së mbyllur, ndërsa Agron Malaj është kandidati socialist më i preferuar me 12492 vota.

Lajme të tjera |  "7 x 7 = 0 Mandate" - Lulzim Basha del në pension politik, dështoi me partinë e tij të re

Në qarkun Durrës, Arian Ndoja është kandidati më i votuar me 4835 vota, ndërsa Arkend Balla kandidati më i votuar socialist me 9984 vota.

Në qarkun Elbasan, Qani Xhafa është kandidati demokrat më i votuar me 3767 vota. Por Xhafa nuk ka arritur të sigurojë mandat, pasi në Elbasan PD mori 4 mandate, duke lënë jashtë Parlamentit edhe kandidatin e listës së mbyllur Aurel Bylykbashi. Sara Mila është kandidatja socialiste më e votuar me 10693 vota.

Në qarkun Fier Gentian Çela është demokrati më i votuar me 5737 vota, por pa mandat, pasi PD ka siguruar vetëm dy kandidatët e listës së mbyllur. Klevis Jahaj është socialisti më i votuar me 10540 vota.

Në qarkun Gjirokastër, kandidati demokrat më i votuar është Alma Kore me 3569 vota, e cila nuk ka marrë mandat, pasi PD ka vetëm një mandat dhe atë e ka marrë Tritan Shehu i listës së mbyllur. Tërmet Peçi është socialisti më i votuar me 9468 vota.

Lajme të tjera |  Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

Në Korçë, kandidati demokrat më i votuar është Jorida Mazelliu me 4356 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është Ilirian Pendavinji me 7086 vota.

Në Kukës kandidati demokrat më i votuar është Shkelqim Shehu me 7493, ndërsa Alban Zeneli është socialisti më i votuar me 4207 vota.

Në Lezhë, kandidati demokrat më i votuar është Gjin Gjoni me 4318 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është  Pranvera Skana me 3768 vota.

Në Shkodër, kandidati demokrat më i votuar është Bardh Spahia me 8278 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është Edona Bilali me 7685 vota.

Në Tiranë kandidati demokrat më i votuar është Ilir Alimehmeti me 4287 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është Blendi Gonxhja me 8085 vota.

Në Vlorë, kandidati demokrat më i votuar është Petraq Gjikuria me 3533 vota, i cili nuk ka arritur të marrë mandat, pasi PD ka siguruar vetëm 3 mandate duke lënë jashtë Parlamentit edhe kandidatin e listës së mbyllur Atird Hoxha. Kandidati socialist më i votuar është Damian Gjiknuri me 10031 vota.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us