E KRYER/ Gati transferimi i bujshëm në Spanjë, talenti 20-vjeçar largohet nga Kategoria Superiore

Mesfushori i Bylisit, Mccarthy Ofori do të jetë largimi i radhës nga klubi mallakastriot. 20-vjeçari i talentuar do të ndajë përfundimisht rrugët me klubin ballshiot për të bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Mccarthy Ofori do të transferohet së shpejti në kampionatin spanjoll, por ende nuk dihet se në cilin division. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bylisi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“NJOFTIM!

FK BYLIS njofton se është pranë transferimit të bujshëm të mesfushorit të talentuar ganez, 20-vjeçarit MC Carthy Ofori, i cili së shpejti pritet që të zyrtarizohet në kampionatin elitar të Spanjës, ku ka interesim nga dy klube të njohura.

Ofori, ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen U-20 të Ganës këtë periudhë, ku si kapiten i skuadrës ka qenë edhe titullar. Puna e mirë e klubit tonë me promovimin e talenteve ka qenë dhe do të mbetet prioritet…

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Në vijim do t’u bëjmë të ditura edhe detajet më të hollësishme rreth transferimit të lojtarit, një nga elementëve më premtues të klubit tonë në sezonin që sapo u mbyll.”, u shpreh Bylisi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us