Kristjan Asllani së fundmi te skuadra e Interit po merr përsipër të gjuajë penalltitë. Mesfushori i Kombëtares krenohet me 10 penallti të shënuara në karrierën e tij, të gjitha të sakta.
Asllani shënoi me penallti në fitoren 2-0 të Interit ndaj Torinos në Serie A, ndërsa pak javë më parë e bëri diçka të tillë edhe ndaj Veronës në “San Siro”, ku mesfushori shënoi nga pika e bardhë për t’i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij.
Kështu në këtë sezon në 2 penalltitë që ka marrë përsipër është treguar i sakë, ndërsa 23-vjeçari siç dihet ka shënuar edhe me Empolin e moshave.
Ka shënuar në fitoren 5-0 ndaj Crvena Zvezdës në Itali në Champions, ndërsa kur ishte kapiten shënoi edhe në barazimin 1-1 ndaj Domzhales. Gjithashtu me U-20 ka shënuar ndaj Sasuolos dhe me U-17 e Empolit ka shënuar sërish ndaj Sasuolos, Fiorentinës dhe Juventusit.
Gjithashtu nga penalltia ka shënuar edhe me Kombëtaren në fitorne 2-0 ndaj Armenisë, duel miqësor i luajtur në vitin 2022. Siç duket Asllani po ecën në “gjurmët” e Ledio Panos, i cili në karrierën e tij ka marrë përsipër 50 penallti, duke shënuar 50 gola.