ZYRTARE/ Rikthim pas 15 vitesh, një shkodran merr në dorë “frenat” e Vllaznisë

Edi Martini do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran e ka zyrtarizuar timonierin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Palët kanë firmosur për sezonin e ri mes tyre, me shkodranin që rikthehet te kuqeblutë pas 15 vitesh.

“Komunikatë për shtyp

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me një nga emrat e njohur të futbollit shkodran, pikërisht z.Edi Martini, për të qenë ai trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2025-2026.

Mirë se u riktheve në shtëpi #edimartini”, ka shkruar klubi. Kujtojmë se Vllazninë Martini e ka drejtuar në vitin 2009-2010. Ndërkohë me Teutën ia ka dalë të fitojë titullin kampion në sezonin 2020-2021.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Egnatia e pandalshme në merkato, gati të transferojë mbrojtësin e kryeqytetasve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us